• e diel, 22 dhjetor 2024

KE-ja pas “premtimit” të Mishelit për Ballkanin Perëndimor: BE nuk është e fokusuar te data, por te meritat

KE-ja pas “premtimit” të Mishelit për Ballkanin Perëndimor: BE nuk është e fokusuar te data, por te meritat

Bruksel, 29 gusht 2023 (MIA) - Zgjerimi i Bashkimit Evropian është prioritet politik për Komisionin Evropian, por ky është një proces i bazuar në merita, deklaroi sot zëdhënësja e KE-së, Dana Spinant. Në konferencën për media, kur bëhet fjalë për zgjerimin, ajo thekson se KE-ja nuk është e fokusuar në datën, por në bashkëpunimin e ngushtë me vendet kandidate për përgatitje për hyrje në BE.

Në pyetjen nëse kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, i cili në Forumin Strategjik të Bledit tha se BE-ja duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj deri në vitin 2030, e koordinoi atë deklaratë me kryetarin e KE-së, Spinant tha se nuk ishte në dijeni për “ndonjë kontakt në lidhje me këtë fjalim”.

"Zgjerimi për ne është prioritet dhe prioritet politik", tha Spinant dhe vuri në dukje përkushtimin e KE-së për ta bërë të suksesshme valën e ardhshme të zgjerimit. Ajo nënvizoi se zgjerimi është një proces i bazuar në merita që, sqaroi ajo, do të thotë se kandidatët duhet të hyjnë në BE kur të jenë gati. Spinant shtoi se Komisioni Evropian nuk komenton se çfarë thonë partnerët apo palët e tjera të interesuara.

"Mund vetëm të theksoj qëndrimin tonë dhe vizionin tonë për zgjerim dhe mënyrën më të mirë për të menaxhuar procesin. Fjala kyçe për ne dhe thelbi për ne është se zgjerimi bazohet në merita dhe duhet të mbetet i bazuar në merita", vlerësoi ajo. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR