• e shtunë, 23 nëntor 2024

KE-ja mund të propozojë kursime të obligueshme të gazit në plan urgjent

KE-ja mund të propozojë kursime të obligueshme të gazit në plan urgjent
Bruksel, 19 korrik 2022 (MIA) - Komisioni Evropian mund të japë qëllime të obligueshme për uljen e gazit për vendet-anëtare të BE-së në skenarë të krizës, si pjesë e planit të jashtëzakonshëm dimëror energjetik, thuhet në draft-propozimin në të cilin ka pasur mbikëqyrje DPA-ja. Në draft-planin, i cili mund të ndryshojë, komisioni u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së të vazhdojnë me masat vullnetare për uljen e konsumit të gazit që të shmanget situata e krizës. Plani vjen në kushte të shqetësimit të rritur për furnizim me energji të Bashkimit Evropian me shikim në luftën në Ukrainë, veçanërisht në Gjermani rreth korrigjimeve të gazsjellësit të madh rus. "Rrjedha veriore 1" për momentin është në fazën e mirëmbajtjes së planifikuar vjetore, e cila duhet të përfundojë të enjten. Kjo tërësisht e pengon rrjedhën e gazit. Komisioni sot refuzoi t'i komentojë propozimet të cilat ende po përgatiten, Erik Mamer, zëdhënësi i përgjithshëm i komisionit, në konferencë për shtyp në Bruksel tha se po shqyrtohet "skenari më i keq i mundshëm". Qëllimi obligues i Komisionit për uljen është "që të sigurojë ulje të nevojshme gjithëpërfshirëse në BE" për rezervat dimërore energjetike të bllokut, theksohet në draftin, pa u theksuar shuma e saktë që duhet të kursehet. Nga vendet anëtare të BE-së kërkohet që t'i azhurnojnë planet kombëtare për gjendjet e jashtëzakonshme që të detajohen masat konkrete për uljen e konsumit deri në shtator në konsultim me vendet fqinje. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR