• e premte, 05 dhjetor 2025

KE-ja miratoi 50 milionë euro shtesë ndihmë humanitare për Gazën dhe Bregun Perëndimor

KE-ja miratoi 50 milionë euro shtesë ndihmë humanitare për Gazën dhe Bregun Perëndimor

Bruksel, 25 shtator 2025 (MIA) - Komisioni Evropian ka marrë vendim të miratojë 50 milionë euro shtesë ndihmë si përgjigje ndaj "situatës katastrofale humanitare në Gazë dhe për të përballuar nevojat në rritje humanitare të Bregunt Perëndimor".

Me këtë, siç njoftoi Komisioni Evropian, ndihma e përgjithshme emergjente humanitare e BE-së për Gazën dhe Bregun Perëndimor, duke përfshirë edhe Jerusalemin Lindor, këtë vit ka arritur 220 milionë euro, ndërsa që nga viti 2023 - mbi 550 milionë euro.

"Për herë të parë në histori është konfirmuar uria në Rripin e Gazës, ndërsa shpërngulja masive e detyruar e shkaktuar nga ofensiva aktuale ushtarake në qytetin e Gazës i bën familjet të dëshpëruara për ushqim, strehim, kujdes shëndetësor dhe mbrojtje. Në Bregun Perëndimor të okupuar, shpërngulja e vazhdueshme e detyruar, kufizimet e rrepta të lëvizjes dhe dhuna e kolonëve shkaktojnë nevoja të rënda humanitare për mbrojtje, strehim dhe qasje në shërbime bazë", thuhet në njoftim.

Lidhur me vendimet e KE-së, komisarja evropiane për barazi, gatishmëri dhe menaxhim të krizave, Haxhi Labib, deklaroi se kjo është një përgjigje shtesë e Bashkimit Evropian ndaj urisë, e cila tani është realitet në Gaza, dhe ndaj situatës humanitare të papërballueshme.

KE-ja thekson se sulmet e intensifikuara izraelite, përleshjet aktuale tokësore dhe urdhërat për shpërngulje të detyruar të civilëve kanë rezultuar me shpërnguljen e mbi 1,9 milion njerëzve, ose mbi 90 për qind të banorëve të Gazës të zhvendosen me forcë përtej Rripit.

Për më tepër, pas muajve të konfliktit të ashpër, mbi gjysmë milioni njerëz në Rripin e Gazës jetojnë në kushte katastrofike, ndërsa 1,07 milionë të tjerë, ose 54 për qind e popullsisë së përgjithshme, përballen me një situatë emergjente ose krize. Komisioni kujton se më 22 gusht 2025 në Gazë u konfirmua zyrtarisht ekzistenca e urisë.

Sipas Komisionit, për shkak të operacioneve ushtarake izraelite dhe të paktën 2.300 sulmeve të kolonëve hebrenj ndaj komuniteteve palestineze në Bregun Perëndimor që nga 1 janari i vitit 2024, shtëpitë e tyre janë detyruar t'i lënë rreth 40.000 persona. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR