• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE-ja ka ndarë mbi 65 milionë euro ndihmë për katër vende anëtare, që të kujdesen për refugjatët nga Ukraina

KE-ja ka ndarë mbi 65 milionë euro ndihmë për katër vende anëtare, që të kujdesen për refugjatët nga Ukraina

Bruksel, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian mori vendim për t'u ndarë më shumë se 65 milionë euro për Bullgarinë, Poloninë, Rumaninë dhe Çekinë për përkrahje të përpjekjeve për t'u kujdesur për njerëzit që ikën në këto vende nga agresioni rus ndaj Ukrainës.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, mjetet e ndara nga Fondi për azil, migrim dhe integrim, janë të destinuara për financimin e projekteve që synojnë të lehtësojnë presionin ndaj institucioneve për përkujdes për refugjatët e vendeve anëtare dhe t'i ndihmojnë ata t'u ofrojnë mbështetje, shërbime dhe asistencë të përshtatshme për personat e përfshirë nga masat e përkohshme të mbrojtjes.

Në Bashkimin Evropian momentalisht janë përkujdesur mbi 4,1 milionë persona, të cilët kanë status të mbrojtjes së përkohshme, masë e cila ishte aktivizuar menjëherë pas invazionit rus në Ukrainë dhe e cila në shtator të këtij viti u vazhdua deri në mars të vitit 2025.

Në pajtim me vendimin e ri, Bullgaria, Polonia, Rumania dhe Çekia tani mund t'i shfrytëzojnë këto fonde shtesë nga buxheti i BE-së për t'u ndihmuar refugjatëve nga Ukraina të transportohen nga qendrat kolektive për zhvendosje në banesa private, si dhe për mbështetje financiare për trajnimin e tyre gjuhësor dhe profesional dhe për shfrytëzimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore.

Agjencitë e vendeve anëtare, shoqatave qytetare të angazhuara për t'u kujdesur për këta persona dhe organizatat ndërkombëtare, nga sot do të mund të fillojnë zbatimin e projekteve të financuara nga këto mjete shtesë.

Financimi i projekteve, siç njoftoi Komisioni Evropian, do jetë lëndë e monitorimit dhe kontrollit të duhur nga institucionet e BE-së. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR