• e mërkurë, 27 nëntor 2024

KE-ja ka kërkuar informacione nga "AliEkspres" për shitjet në internet të barnave të rreme

KE-ja ka kërkuar informacione nga

Bruksel, 7 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian ka dorëzuar kërkesë zyrtare deri te "AliEkspres" për informacione shtesë për masat që i ka ndërmarrë kompania për të përmbushur detyrimet nga ligji për shërbime digjitale (DSA) lidhur me vlerësimin e rrezikut dhe masave për mbrojtje të konsumatorëve, veçanërisht në lidhje me shitjen e barnave të rreme përmes internetit.

"Ligji për shërbime digjitale nuk ka të bëjë vetëm me gjuhën e urrejtjes, dezinformatat dhe keqtrajtimet kibernetike, por gjithashtu duhet të sigurojë edhe heqje të prodhimeve ilegale dhe të pasigurta që shiten në BE përmes platformave për e-tregti", deklaroi eurokomisari për tregun e brendshëm, Tieri Bretom lidhur me kërkesën e dërguar deri te "AliEkspres".

Sipas tij, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, nisma e KE-së është ngritur pas informacioneve për rritjen e numrit të barnave dhe produkteve false dhe potencialisht të rrezikshme për jetën që shiten në internet.

"AliEkspres" ka një afat për dorëzimin e informacionit të kërkuar në Komisionin Evropian deri më 27 nëntor, pas së cilës, në bazë të analizës së përgjigjeve të marra, do të vlerësojë hapat e ardhshëm, duke përfshirë mundësinë e fillimit të procedimit zyrtar ndaj platformës së internetit për mosrespektim të dispozitave të DSA-së. Nëse, nga ana tjetër, vlerëson se informacioni i marrë pas kërkesës është i pasaktë, i paplotë ose i gabuar, KE-ja mund të vendosë menjëherë një penalitet ndaj platformës.

Sipas Ligjit për Shërbime Digjitale të BE-së, i cili hyri në fuqi në fund të gushtit të këtij viti, "AliEkspres" dhe 18 rrjete të tjera sociale, kërkues dhe faqe të tregtisë elektronike u shpallën "platforma shumë të mëdha në internet", që do të thotë se ata janë të detyruar të respektojnë me kompletin e plotë të dispozitave të DSA-së, duke përfshirë për vlerësimet dhe për zbutjen e rreziqeve që lidhen me shpërndarjen e përmbajtjes së paligjshme dhe të dëmshme ose me pasoja negative për të drejtat themelore.

Përpara AliEkspresit, kërkesa nga KE-ja për informacione shtesë mbi pajtueshmërinë e DSA-së, morën edhe X, Meta dhe TikTok.  sa/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR