• e shtunë, 23 nëntor 2024

KE-ja kërkon mënyra për pengimin e dezinformatave, mbrojtjes më të madhe të të miturve dhe ndikim më të vogël të personave të famshëm në internet

KE-ja kërkon mënyra për pengimin e dezinformatave, mbrojtjes më të madhe të të miturve dhe ndikim më të vogël të personave të famshëm në internet

Bruksel, 2 gusht 2024 (MIA) - Komisioni Evropian angazhohet për përmirësimin e veglave lidhur me zbatimin e Ligjit për shërbime digjitale të BE-së (DSA), para së gjithash në pjesën e kufizimit të përhapjes së dezinformatave, mbrojtjes së të miturve nga dhuna dhe përmbajtjet joadekuate dhe rregullimi i ndikimit të personaliteteve të njohur në rrjetet sociale dhe ueb faqet.

Drejtoria e përgjithshme për rrjete komunikuese, përmbajtje dhe teknolgji e Komisionit Evropian (DG CNECT) ka shpallur tender, me vlerë 12 milionë euro, për zgjedhje të realizuesit të sistemit për paralajmërim të hershëm, i cili do t'i ndjek ngjarjet teknologjike në kohë reale dhe paraqitjen e rreziqeve të reja sistematike ose kërcënimeve digjitale në onlajn platformat.

"Kompania që do të fitojë në tenderin do të duhet të përpunojë vegla për ndjekjen dhe pengimin e rreziqeve dhe për të monitoruar harmonizimin e tregjeve onlajn dhe rregullave për onlajn reklamim.

"Realizatorit do t'i kërkohet të kryejë analizë të rreziqeve nga varësia ose përdorimi obsesiv i shërbimeve të mediave sociale", thuhet në specifikimet teknike të tenderit. 

null

Realizatori gjithashtu do të duhet të kryejë analiza të "rolit të personazheve të famshëm në shitjen dhe reklamimin e produkteve ilegale", si dhe të hetojë "komponentët e ndryshëm nga përvojat që të miturit i kanë në internet".

Si pjesë e përpjekjeve për të mbrojtur të miturit në internet dhe për të parandaluar varësinë në internet, KE gjatë këtij viti planifikon të analizojë tre direktiva për mbrojtjen e konsumatorëve, për të parë nëse ato duhet të ndryshohen apo të miratohet një rregullore krejtësisht e re.

Edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen gjatë fjalimit të saj para rizgjedhjes në Parlamentin Evropian, paralajmëroi se mes prioriteteve të saj në mandatin e ri do të jenë edhe mbrojtja e të miturve në interent dhe pengimi i onlajn varësisë.

Në mënyrë shtesë, DG CNECT publikoi raport ku bëhet analiza e përhapjes së dezinformatave dhe lajmeve të rreme në internet gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në qershor dhe bën thirrje për respektimin e Kodeksit të sjelljes ndaj dezinformatave nga platformat onlajn si një detyrim formal sipas DSA-së.

 

Австралиската полиција уапси 14 лица под обвинение за производство и дистрибуција на материјал кој содржи злоупотреба на деца преку Интернет во Австралија и во странство.

Komisioni Evropian që në mars të këtij viti ka inicuar diskutim për rishqyrtimin e Kodeksit me përhapjen e shtrirjes së tij. Kodeski tani është marrëveshje joobligative dhe respektimi i tij nga ana e kompanive është në bazë vullnetare. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR