• e martë, 26 nëntor 2024

KE-ja kërkon informacione për masat për mbrojtje të të miturve edhe nga Meta dhe Snep

KE-ja kërkon informacione për masat për mbrojtje të të miturve edhe nga Meta dhe Snep

Bruksel, 10 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian sot dërgoi kërkesë deri te Meta dhe Snep që të dorëzojnë informacione për masat që kanë ndërmarrë për harmonizimin me detyrimet e tyre në lidhje me mbrojtjen e të miturve bazuar në Ligjin e shërbimeve digjitale të BE-së. 

Kërkesa identike siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, KE dje dërgoi edhe te TikTok dhe Jutjub. 

Komisioni Evropian kërkon që Meta dhe Snep të dorëzojnë të dhëna për përmbushjen e detyrimeve në lidhje me vlerësimin e rrezikut dhe masat e mbrojtjes onlajn për të miturit, veçanërisht në lidhje me rreziqet për shëndetin e tyre mendor dhe fizik, si dhe kushtet në të cilat të miturit mund t'i përdorin ato shërbime në platformat e tyre.

Të dy kompanitë janë të detyruara t'i dorëzojnë Komisionit informacionet e kërkuara jo më vonë se me 1 dhjetor, pas së cilës në bazë të vlerësimit të përgjigjeve ajo do të sjell vendim për hapat e ardhshëm.

Përderisa ato nuk përgjigjen në kërkesat ose japin informacione jo të plota, jo të sakta, Komisioni Evropian sipas DSA mund të vendos gjoba ndaj tyre.

Kjo është kërkesa e dytë e KE-së deri te Meta sipas DSA pasi në datën 19 të muajit të kaluar nga platforma është kërkuar të dorëzojë informacione në lidhje me shpërndarjen e përmbajtjeve terroriste dhe të dhunshme, gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit. si/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR