• e mërkurë, 27 nëntor 2024

KE-ja kërkoi nga 17 platforma onlajn vërtetim për harmonizim me obligimin për qasje publike drejt të dhënave

KE-ja kërkoi nga 17 platforma onlajn vërtetim për harmonizim me obligimin për qasje publike drejt të dhënave

Bruksel, 19 janar 2024 (MIA) - Komisioni evropian u dërgoi kërkesa formale 17 rrjeteve sociale, kërkuesve dhe faqeve, të cilat vitin e kaluar, në pajtim me Ligjin për shërbime digjitale (DSA) morën statusin e "platformave shumë të mëdha onlajn", të parashtrojnë informata për masat që i kanë ndërmarrë për harmonizim me obligimin pa shtyrje të panevojshme t'u mundësosjnë trupave hetues qasje drejt të dhënave që kanë karakter me qasje publike.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, kërkesat e këtilla u janë dërguar AliEkspre, Amazon Stor, Bing, Buking, Gugëll Maps, Gugëll Plej, Gugëll Sërç, Gugëll Shoping, EpStor, Zalando, Instagram., JuTjub, LindedIn, Pinterest, Snepçet, TikTok dhe Fejsbuk.

Sipas KE-së, qasja drejt këtyre të dhënave është me rëndësi kyçe për t'u siguruar përgjegjësi dhe kontroll publik i politikave të platformave, posaçërisht në prag të zgjehdjeve evropiane dhe nacionale në disa vende, si dhe për ndjekjen rrjedhëse për praninë e përmbajtjeve dhe produkteve ilegale.

17 platformat e cekura të internetit duhet t'i parashtrojnë informatat e kërkuara në Eurokomiion më së voni deri më 8 shkurt, pas çka ai në bazë të përgjigjeve do t'i caktojë hapat e ardhshëm.

Muajt e kaluar KE-ja dërgoi kërkesa për informata drejt disa platformave për informata për harmonizim me dispozitat e DSA-së, pas çka më 18 dhjetor hapi procedurë formale kundër Iks për shkelje të disa rregullave të Ligjit, përfshirë edhe për obligimin për qasje drejt të dhënave. ab/ 

Foto: МIА Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR