KE-ja e kompleton propozimin e Kornizës buxhetore të BE-së për periudhën 2028-2034
- Komisioni evropian sot e miratoi pakon e tretë të propozimeve sektoriale, me të cilat kompletohet korniza për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së për periudhën prej vitit 2028 deri në vitin 2034.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:03, 3 shtator, 2025
Bruksel, 3 shtator 2025 (MIA) - Komisioni evropian sot e miratoi pakon e tretë të propozimeve sektoriale, me të cilat kompletohet korniza për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së për periudhën prej vitit 2028 deri në vitin 2034.
Me propozimin e sotëm për Programin për tregun e vetëm dhe doganat parashihen 6,2 miliardë euro, ndërsa programe lidhur me drejtësinë - 800 milionë euro, për hulumtime dhe trajnime në kuadër të Euroatomit - 6,7 miliardë euro, për Instrumentin për bashkëpunim në sigurinë bërthamore - afërsisht një miliardë euro, për mbështetje të 13 territoreve tejoqeanike të BE-së, përfshirë edhe Grenlandën - pothuajse një miliardë euro dhe për Programin "Perikle 5" dedikuar për parandalim dhe luftë kundër falsifikimit të euros - shtatë milionë euro.
Me propozimet e sotme Komisioni e kompleton kornizën e propozuar financiare të BE-së për periudhën prej vitit 2028 deri në vitin 2034, shuma e përgjithshme e së cilës është pothuajse 2.000 miliardë euro, që ishte në nivel prej 1,26 për qind nga bruto të ardhurat mesatare nacionale të BE-së për periudhën e cekur.
Korniza buxhetore është e fokusuar në realizimin e prioriteteve të BE-së, siç janë konkurrenca, mbrojtja, siguria, dekarbonizimi, zgjerimi, qëndrueshmëria dhe kohezioni ekonomik, social dhe territorial.
Propozimi parasheh edhe fleksibilitet më të madh, me çka BE-ja merr mundësi të veprojë dhe të reagojë shpejtë në rrethana të papritura apo gjatë paraqitjes së prioriteteve të reja politike, si dhe programe më të thjeshta dhe të harmonizuara financiare me çka qytetarët dhe kompanitë dotë mund t'u qasen më lehtë financave.
Me buxhetin janë paraparë edhe mjte për nevoja lokale, për planet nacionale dhe rajonale për investime dhe reforma dhe sigurim të mbështetjes më fleksibile për kohezionin ekonomik, social dhe territorial, si dhe për nxitje të konkurrencës dhe inovacioneve dhe zhvillimin e një teknologjie të pastër dhe të mençur.
Sipas dokumentit të propozuar janë paraparë resurse vetanake për të ardhura për realizim të prioriteteteve, me çka do të minimizohet presioni ndaj financave nacionale publike të vendeve anëtare.
Pas repzantimit të plotë të Kornizës së ardhshme shumëvjeçare të Unionit tani duhet të fillojë diskutimi rreth saj mes vendeve anltare në kuadër të Këshillit të BE-së, si fazë e ardhshme e procedurës për miratimine saj. I tërë procesi i miratimit priotet të përfundojë deri në gjysmën e dytë të vitit 2027. ab/
Foto: Komisioni evropian