• e shtunë, 21 dhjetor 2024

KE-ja do ta suspendojë pagesën e transhës së dytë nga Plani për rikuperim të Bullgarisë

KE-ja do ta suspendojë pagesën e transhës së dytë nga Plani për rikuperim të Bullgarisë

Bruksel, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Komisioni evropian vendosi ta stopojë pagesën e transhës së dytë për Bullgarinë në suaza të Planit të BE-së për rikuperim dhe qëndrueshmëri në shumë prej 653 milionë eurove, për shkak të moszbatimit të reformave të parapara.

Në kumtesën e Komisionit evropian ceket se pagesa e këtyre mjeteve është suspenduar për gjashtë muaj, sepse Bullgaria nuk i ka përmbushur obligimet e veta të ndërmarra lidhur me reformat në energjetikë, luftë kundër korrupsionit dhe furnizimeve publike.

Tani Bullgaria ka afat prej një muaji t'i përgjigjet vlerësimit të Komisionit për shkaqet për bllokim të mjeteve. Bëhet fjalë për këst të dytë nga mjetet e përgjithshme në kuadër të Planit të BE-së për rikuperim dhe qëndrueshmëri. sipas të[ cilave Bullgaria ka të drejtë për grante në shumë prej 5,69 miliarëd eurove.

Nga kjo shumë e përjgithshme Sofja mori vetëm 1,37 miliardë euro në transhën e parë, ndërkaq nëse gjërat zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar të reformave, BE-ja do të duhej deri më tani t'i paguajë 4,3 miliardë euro. 

Nëse institucionet bullgare nuk i zbatojnë reformat e planifikuara në afat prej gjashtë muajve, KE-ja mund të vendosë t'i ulë mjetet e përgjithshme dedikuar për vendin në kuadër të Planit.

Vlerësohet se suspendimi i pagesës së këtyre mjeteve do të shkaktojë "vrimë" të re në buxhetin e Bulglarisë për vitin 2024, në kushte kur vendi bën përpjekje për kufizim të deficitit buxhetor në nivel prej tre për qind me qëllim që t'i bashkangjitet Eurozonës në vitin 2025.

Bullgaria është vendi i vetëm anëtar i BE-së e cila në Komisionin evropian akoma nuk e ka dorëzuar planin e vet në suaza të nismës "RePauerEU", me të cilën duhet të arrihet pavarësia energjetike nga Rusia. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR