• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE-ja do ta padisë Hungarinë para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për Ligjin kontestues për mbrojtje të sovranitetit

KE-ja do ta padisë Hungarinë para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për Ligjin kontestues për mbrojtje të sovranitetit

Bruksel, 3 tetor 2024 (MIA) - Komisioni evropian sot kumtoi se do ta padisë Hungarinë para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë për shkelje të mundshme të të drejtave të privatësisë dhe lirisë së të shprehurit dhe bashkim, për shkak të ligjit të ri me të cilin autoritetet mund t'i hetojnë dhe ndjekin personat e akuzuar për minim të sovranitetit të vendit.

Ligji për mbrojtje të sovranitetit hyri në fuqi në dhjetor. Ai krijoi trup qeveritar me autorizime, për të mbledhur informata për të gjitha grupet apo individët të cilët kanë dobi nga financimi i jashtëm dhe ndikojnë ndaj debatit publik.

Shërbimet sekrete hungareze mund t'u ndihmojnë hetimeve të autoriteteve. Secili që dënohet për shkelje të ligjeve mund të burgoset deri 3 vite.

Qeveria e kryeministrit, Viktor Orban pohon se ligji është dizajnuar që t'i parandalojë partitë politike të financohen nga jashtë për fushatat zgjedhore, por kundërshtarët e krahasuan me ligjin rus për "agjentë të huaj", sipas të cilit secili që merr mbështetje financiare nga jashtë, përfshirë edhe gazetarët dhe grupet për përfaqësim është agjent i një vendi tjetër.

Ata besojnë se gjuha e paqartë e ligjit hungarez mund të përdoret për targetim arbitrar të kritikëve të qeverisë, përfshirë edhe organizatat joqeveritare dhe gazetarët.

Në qershor, trupi i angazhuar për mbrojtje nga ndikimi i huaj filloi hetim kundër degës hungareze të organizatës për antikorrupsion Transparensi interneshënëll. Cak ishin edhe mediumet. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR