• e diel, 22 dhjetor 2024

KEES zyrtarisht nisi iniciativë, në të cilën ka përfaqësues nga nëntë vende kandidate për anëtarësim në BE

KEES zyrtarisht nisi iniciativë, në të cilën ka përfaqësues nga nëntë vende kandidate për anëtarësim në BE

Bruksel, 15 shkurt 2024 (MIA) - Komiteti ekonomiko-social zyrtarisht nisi iniciativë, në kuadër të së cilës ka përfaqësues nga nëntë vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjithsej 131 organizata nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina marrin pjesë në punën e Komitetit, i cili me atë u bë institucioni i parë i BE-së që e hapi derën për shtetet nga procesi negociues.

Në kuptimin praktik, ajo inciiativë do të thotë se përfaqësuesit e zgjedhur do të marrin pjesë në punën këshilldhënëse të Komitetit ekonomiko-social përmes kontributit në procesin e përgatitjes së mendimeve të zgjedhura, pjesëmarrjes në grupet studimore, takime të seksioneve dhe mbledhjeve të zgjedhura plenare të Komitetit. Anëtarët do të kenë rol këshilldhënës, por nuk do të kenë të drejtë vote.

Komiteti evropian ekonomiko-social (KEES) ështpë trup konsultues i BE-së dhe ekziston prej vitit 1958. Ajo është asamble këshilldhënëse e përbërë nga përfaqësues të shoqatave të punëdhënësve, sindikatave dhe organizatave civile.

Qëllimi i formimit ishte të bashkohen grupe ekonomike të interesit të ndryshëm për formim të një tregu të vetëm. Krijimi i këtij komiteti mundësoi që zëri i tyre të dëgjohet nga institucionet kyçe të BE-së, KEES e prezanton veten si "urë mes Evropës dhe shoqërisë së organizuar qytetare".

Kryetari i atij institucioni në hapjen e konferencës, në të cilën formalisht u pranuan anëtare të reja, theksoi se për qytetarët e vendeve kandidate "durimi po testohet vazhdimisht".

Ai theksoi se kjo iniciativë paraqet hap të rëndësishëm drejt integrimit gradual të vendeve kandidate që para se ato të bëhen anëtare formale të BE-së dhe shfaqi pritje që kolegët nga vendet kandidate t'i sjellin përvojat e veta të dëbishme në punën e atij institucioni.

Eurokomisarja Vera Jurova, nënkryetare e Komisionit evropian për vlera, tha se zgjerimi është interes i përbashkët, rrugë dykahëshe nga e cila kanë dobi edhe vendet kandidate edhe BE-ja. Ajo u bëri thorrje vendeve kandidate të fokusohen në vlerat e demokracisë dhe të lëvizin drejt BE-së duke i respektuar vlerat e përbashkëta, posaçërisht sundimin e së drejtës dhe lirinë e mediumeve.

Në solemnitet morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Millojko Spajiq. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR