• e mërkurë, 27 nëntor 2024

KE: Rusia nuk arrin ta marrë mbështetjen që kërkon nga vendet e BRIKS-it

KE: Rusia nuk arrin ta marrë mbështetjen që kërkon nga vendet e BRIKS-it

Bruksel, 24 tetor 2024 (MIA) - Rusia nuk arrin ta marrë mbështetjen që kërkon nga vendet e BRIKS-it, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian si përgjigje e pyetjes lidhur me takimin në Kazan.

Zëdhënësi shtoi se kjo e tregon izolimin ndërkombëtar të Moskës.

"Takimi ishte një përpjekje e (presidentit rus Vladimir Putin) ta keqpërdorë kryesimin rus me BRIKS-in, për ta tejkaluar izolimin ndërkombëtar", tha zëdhënësi.

Sipas tij, në deklaratën e përgjithshme të miratuar në takim nuk ka qëndrim unik për luftën në Ukrainë.

"Deklarata e Kazanit nuk ka të bëjë me ne. Sanksionet e BE-së themelohen në vendime juridike sipas ligjvënies së tanishme", tha zëdhënësi. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR