• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE: Konsumi privat dhe investimet private do tа përshpejtojnë rritjen e BPV-së së Maqedonisë së Veriut

KE: Konsumi privat dhe investimet private do tа përshpejtojnë rritjen e BPV-së së Maqedonisë së Veriut

Bruksel, 16 nëntor 2024 (MIA) – Rritja e PBB-së së Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme do të përshpejtohet në mënyrë të moderuar, kryesisht e nxitur nga forcimi i konsumit privat dhe rritja e investimeve, bëhet e ditur në parashikimin vjeshtor të Komisionit Evropian për perspektivat ekonomike të anëtarëve të BE-së dhe kandidatëve për anëtarësim për dy vitet e ardhshme.

Në Raportin e publikuar sot bëhet e ditur se në gjysmën e parë të vitit, rritja vjetore e PBB-së së vendit ishte kufizuar për shkak të kërkesës së ulët të jashtme, se inflacioni i përgjithshëm ka vazhduar të ngadalësohet dhe se norma themelore e inflacionit ka treguar shenja të rënies.

KE parashikon që sivjet PBB-ja maqedonase të rritet për 2 për qind, 2,6 për qind në vitin 2025 dhe 2,9 për qind në vitin 2026. 

Përkeqësimi i bilancit të mallrave dhe reduktimi i remitancave, së bashku me rritjen e shpenzimeve, me siguri do të rezultojnë me deficit fiskal shumë më të madh në vitin 2024 sesa parashikohej më parë, vlerëson KE-ja.  

Megjithatë, si rezultat i konsolidimit fiskal, deficiti pritet të ulet në tre për qind deri në vitin 2027, duke theksuar se në vitin 2025 dhe 2026 nevojat e financimit do të jenë veçanërisht të larta.  

“Kërkesa e brendshme mbeti e dobët në gjysmën e parë të vitit 2024, me ngadalësimin e rritjes së konsumit të familjeve në krahasim me nivelin e vitit 2023, por investimet kanë pasur kryesisht efekt pozitiv”, thuhet në dokumentin. 

Në Raportin shtohet se në gjysmën e parë të vitit, prodhimi regjistroi rritje mesatare vjetore prej 1,8 për qind, kryesisht si rezultat i rënies së madhe të importit, gjë që kompensoi rënien e eksportit. Sipas KE-së, kontributi i pritshëm në rritjen ekonomike nga ndërtimi i korridoreve trans-evropiane 8 dhe 10d ka, me siguri do të arrihet në vitin 2025 dhe 2026.

"Pritet rritje e investimeve private, ndërsa konsumi familjar me siguri do të rritet përsëri, kryesisht për shkak të rritjes së shpejtë të pagave dhe pensioneve dhe rënies së inflacionit", parashikon KE-ja. 

Eksporti neto nuk pritet të kontribuojnë ndjeshëm në rritjen ekonomike në dy vitet e ardhshme, si rezultat i rimëkëmbjes së ngadaltë ekonomike në tregjet kryesore eksportuese, veçanërisht Gjermani. Nga ana tjetër, rritja e importit pritet të nxisë rritjen e parashikuar të investimeve, ndërsa në përshpejtimin e përgjithshëm të moderuar të rritjes së PBB-së do të ndikonte edhe rritja e pritshme e të ardhurave nga turizmi dhe shërbimet e IT-së. 

Më tutje në parashikimin theksohet se pas arritjes së një norme maksimale prej 19,8 për qind në tetor të vitit 2022, inflacioni vjetor në vend vazhdoi të ulet në nëntë muajt e parë të vitit 2024 me një mesatare prej 3,3 për qind.  

“Parashikohet që inflacioni të kthehet në mesataren prej afër 2 për qind në vitin 2025”, shtohet në dokumentin.  

Lidhur me normën themelore të interesit, theksohet se në pjesën më të madhe të vitit ajo mbeti e pandryshuar në nivelin prej 6,3 për qind të përcaktuar në shtator të vitit 2023, pas çka në shtator dhe tetor të këtij viti Banka Popullore uli normën për 0,25 pikë procentuale. 

Për sa i përket punësisë, theksohet se ka rënë pak në vitin 2023 dhe në gjysmën e parë të vitit, ndërsa më e shprehur u bë dalja e fuqisë punëtore, veçanërisht në mesin e punëtorëve të rinj, prandaj punëdhënësit përballen me mungesë të fuqisë punëtore dhe me nevojën për të paguar paga më të larta. 

"Pagat mesatare nominale bruto u rritën për 14,8 për qind në nivel vjetor në tetë muajt e parë të vitit 2024", bën të ditur KE-ja, duke shtuar se si rezultat i problemeve strukturore, punësia me siguri nuk do të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme. 

Në parashikimin vjeshtore parashikohet përmirësim i bilancit buxhetor, i nxitur nga një rritje e ndjeshme e të ardhurave publike në gjysmën e parë të vitit, pjesërisht si rezultat i ndryshimeve ligjore për zgjerimin e bazës tatimore, e cila hyri në fuqi në tetor të vitit 2023 dhe në janar të vitit 2024. 

Me ribalanciн e Buxhetit, Qeveria e re rriti deficitin fiskal të planifikuar nga 3,4 në 4,9 për qind të PBB-së në mënyrë që ta përshtatë atë me detyrimet që lidhen kryesisht me pagat e sektorit publik, rritjen e re ad hoc të pensioneve në shtator 2024 dhe rritjes më të ulët sesa pritej të PBB-së.  

"Me deficit shumë më të lartë të projektuar për vitin 2024 sesa ai paraprak, planet e konsolidimit fiskal janë vonuar dhe deficiti parashikohet të ulet në tre për qind deri në vitin 2027. Nevojat e financimit janë rritur gjatë periudhës së përfshirë me parashikimin, veçanërisht për shkak të rifinancimit për shlyerjen e dy eurobonove të mëdha në vitin 2025 dhe 2026", thuhet në raportin. 

KE-ja parashikon q rreziqet për ekonominë e vendit janë "kryesisht në rënie", megjithëse forcimi i kërkesës së brendshme mund të jetë më i vogël se ç 'pritej në qoftë se familjet përballen me të ardhura të reduktuara nga remitancat ose në qoftë se presionet mbi inflacionin dhe punësinë rriten për shkak të rritjes së lartë të pagave.  

Në dokumentin theksohet se në rast të vonesave të mëtejshme të projekteve për korridorin rrugor 8 dhe 10d ose në mungesë të progresit në menaxhimin e investimeve publike, kontributi i investimeve në rritjen ekonomike mund të jetë më i vogël sesa është pritur. 

"Nga ana tjetër, integrimi më i shpejtë me BE, i mbështetur nga reformat strukturore, siç parashikohet në Planin e rritjes të BE, mund të rrisë eksportin dhe produktivitetin", konkludohet në pjesën e parashikimeve ekonomike vjeshtore të KE-së për vendin.

foto: аrkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR