• e diel, 22 dhjetor 2024

KE kërkon plane të qarta kombëtare për të reduktuar emetimet e gazeve serrë

KE kërkon plane të qarta kombëtare për të reduktuar emetimet e gazeve serrë

Bruksel, 19 dhjetor 2023 (MIA) – Komisioni Evropian ka publikuar draft dokument për rishikimin e planeve kombëtare energjetike dhe klimatike të vendeve anëtare të BE-së, me të cilin kërkohet që të shtojnë përpjekjet e tyre për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë dhe të vendosin plane më të qarta për përshtatjen me ndryshimet klimatike, në përputhje me synimet e përcaktuara klimatike të Unionit deri në vitin 2030.

Siç njoftoi korresondenti i MIA-s nga Brukseli, me propozimin kërkohet që vendet anëtare më së voni deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm të përgatisin dhe t'i dorëzojnë në Komisionin Evropian planet e tyre përfundimtare klimatike.

Në dokumentin, KE u bën thirrje vendeve anëtare të "përgatiten më mirë" për një vëllim më të madh të përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe të përmirësojnë masat e efikasitetit të energjisë.

 

Кина планира да лансира нова информативна платформа што ќе им овозможи на луѓето да ги следат емисиите од компаниите што ја загадуваат животната средина, за да можат да им помогнат на властит

Planet kombëtare të energjisë dhe klimës së çdo vendi anëtar të BE-së përfaqësojnë një udhërrëfyes që përcakton përpjekjet për të përmbushur objektivin ligjërisht të detyrueshëm të Unionit për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë me 55 për qind deri në vitin 2030, si dhe arritjen e objektivave të energjisë dhe klimës.

Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian të shprehura në tekst, niveli aktual i aktiviteteve nuk do të rezultojë me realizimin e qëllimit kolektiv për reduktimin e emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serë me të paktën 55 për qind deri në vitin 2030, por do të rezultonte në një ulje prej më së shumti 51 për qind .

Për sa i përket efikasitetit energjetik, sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian, planet aktuale do të çonin në rritjen e tij për 5,8 për qind, në vend të objektivit të caktuar prej 11,7 për qind.

Чешката влада има намера до 2038 година да затвори рудници за јаглен чија употреба ја загадува животната средина и постепено да премине на обновливи извори на енергија.

Në dokumentin theksohet edhe rëndësia dhe urgjenca e heqjes së përdorimit të lëndëve djegëse fosile në prodhimin e energjisë, veçanërisht lëndëve djegëse fosile të ngurta, si qymyri dhe linjiti. Sipas KE-së, dhënia e subvencioneve shtetërore për lëndët djegëse fosile, duke përfshirë transportin e tyre, përfaqëson "një tjetër pengesë në rrugën e BE-së drejt neutralitetit të klimës".

Me draftin kërkohet nga vendet anëtare t'i kushtojnë më shumë vëmendje sigurisë energjetike, theksohet nevoja për të forcuar urgjentisht konkurrencën e zinxhirëve evropianë të vlerës së energjisë së pastër dhe rekomandon sigurimin e diversifikimit të furnizimit me energji në një mënyrë konkurruese.

Завршната обука за користење на мрежната платформа за следење и потврдување (MVP-МВП) на заштедите на енергија и намалување на емисиите на стакленички гасови преку планирање и спроведување на

Nevojiten masa të rëndësishme shtesë për t'iu përshtatur ndryshimeve klimatike dhe për të forcuar elasticitetin në të gjithë sektorët, kryesisht në sektorin energjetik, përfundon Komisioni Evropian.

Përpunimi i planeve kombëtare të energjisë dhe klimës për periudhën 2021-2030 është një detyrim i vendeve anëtare në përputhje me Rregulloren e BE-së për menaxhim me Unionin energjetik dhe veprimin klimatik nga viti 2018, me të cilat janë përcaktuar objektivat e bllokut për energjinë dhe klimën deri në 2030.

Planet fillestare kombëtare të energjisë dhe klimës së vendeve anëtare të BE-së u hartuan në vitin 2019, por tani sipas KE-së nevojitet rishikimi i tyre sipas legjislacionit të rishikuar të Unionit në këta sektorë, si Ligji Evropian për Klimën, Mekanizmi i rimëkëmbjes dhe rezistencës dhe plani "REPauerEU".

Në draft dokumentin janë përfshirë edhe 21 rekomandime specifike për një vend, si dhe vlerësime individuale të përputhshmërisë me objektivat e energjisë dhe klimës, neutralitetin klimatik dhe përshtatjen për çdo vend anëtar. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR