• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE: Financimi i ardhshëm i UNRVA-së do të varet nga hetimi për përfshirje të pjesëtarëve të saj në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

KE: Financimi i ardhshëm i UNRVA-së do të varet nga hetimi për përfshirje të pjesëtarëve të saj në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

Bruksel, 29 janar 2024 (MIA) - Komisioni Evropian sot njoftoi se vendimet e tij të ardhshme për financim të Agjencisë së KB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRVA) do t'i sjellë në bazë të rezultateve nga hetimi pas akuzave për përfshirje të anëtarëve të personelit të saj në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit të kaluar. 

"Për momentin, nuk është paraparë financim plotësues i UNRVA-së deri në fund të shkurtit. Komisioni Evropian do t'i sjellë vendimet e ardhshme për financim të UNRVA-së në dritë të më shumë akuzave serioze të thëna më 24 janar në lidhje me përfshirjen e personelit të UNRVA-së në sulmet e tmerrshme më 7 tetor", bëhet e ditur në kumtesën e Komisionit Evropian, pas paralajmërimeve të disa shteteve, duke përfshirë edhe anëtare të BE-së, për ndërprerje të financimit të UNRVA-së për shkak të akuzave të tilla. 

Eurokomisioni thekson se do ta shqyrtojë rastin në bazë të rezultateve nga hetimi i paralajmëruar nga KB-ja dhe aktivitetet të cilat do të ndërmerr. 

"Komisioni mirëpret informacionet e dhëna nga UNRVA si dhe fillimin e hetimit dhe pret që UNRVA të pajtohet që të kryejë revizion nga ekspertë të jashtëm të pavarur të emëruar nga BE-ja, duke u fokusuar veçanërisht në sistemet e kontrollit të nevojshëm për të parandaluar përfshirjen e mundshme të personelit të saj në aktivitete terroriste. Ajo gjithashtu pret të forcojë Departamentin e Hetimeve të Brendshme të UNRVA, i cili është kyç në këtë drejtim", shtohet në kumtesë.

Sipas Eurokomisionit, duhet të fillohet edhe me kontroll të të gjithë anëtarëve të personelit të UNRVA-së sa më shpejtë që është e mundur, që të konfirmohet se ata nuk kanë marrë pjesë në sulme. 

Në kumtesë potencohet edhe se Bashkimi Evropian është një nga donatorët më të mëdhenj të ndihmës humanitare dhe zhvillimore për palestinezët në Gazë dhe në Bregun Perëndimor dhe se ajo mbështetje do të vazhdojë me ritëm të pandërprerë përmes organizatave partnere. fc/

Fotografia: UNRVA

QËNDRONI TË LIDHUR