• e enjte, 04 dhjetor 2025

KE: Fesjbuku, Instagrami dhe TikToku kanë shkelur Ligjin për Shërbime Digjitale të BE-së

KE: Fesjbuku, Instagrami dhe TikToku kanë shkelur Ligjin për Shërbime Digjitale të BE-së

Bruksel, 24 tetor 2025 (MIA) - Një hetim preleminar i Komisionit Evropian ko konstatuar se Fejsbuku, Instagrami dhe TikToku e kanë shkelur Ligjin e BE-së për Shërbime Digjitale (DSA), pasi nuk i kanë përmbushur detyrimin e tyre për t'u ofruar organeve hetuese qasje të duhur në të dhënat publike. 

Përveç kësaj, Komisioni arriti në përfundimin se Instagrami dhe Fajsbuku i kanë shkeluar gjithashtu detyrimet e tyre për t'u siguruar përdoruesve mekanizma të thjeshta për raportimin e përmbajtjeve të paligjshme, si dhe për t'u mundësuar "kundërshtimin efektiv të vendimeve për heqjen e përmbajtjeve". 

"Gjetjet preleminare tregojnë se Fejsbuku, Instagrami dhe TikToku mund të kenë vendosur procedura dhe mjete komplekse për organet hulumtuese gjatë kërkesave për qasje në të dhënat publike. Kjo shpesh i lë ata me të dhëna të pjesshme ose të pasigurta, gjë që ndikon në aftësinë e tyre për të kryer hulumtime, si për shembull nëse përdoruesit, përfshirë të miturit, janë të ekspozuar ndaj përmbajtjeve të paligjshme ose të dëmshme", njoftoi sot Komisioni Evropian.

KE-ja thekson se mundëson qasje të organeve hulumtuese te të dhënat e platformave se është një detyrim thelbësor për transparencë sipas DSA-së, pasi kjo siguron mbikëqyrje publike mbi ndikimin e mundshëm të tyre në shëndetin fizik dhe mendor të përdoruesve.

Hetimi preleminar ka konstatuar gjithashtu se Fejsbuku dhe Instagrami nuk sigurojnë një mekanizëm të thjeshtë dhe lehtësisht të qasshëm përmes të cilit përdoruesit mund të raportojnë përmbajtje të paligjshme, siç janë materialet për abuzim seksual të fëmijëve ose narrativat terroriste.

Sipas Komisionit, praktika të tilla mund të jenë "konfuze dhe dekurajuese", dhe me këtë, mekanizmat për raportimin dhe heqjen e përmbajtjeve të paligjshme mund të jenë joefikase. KE-ja shton se platformat onlajn nuk janë të përjashtuara nga përgjegjësia në rastet kur nuk kanë vepruar me shpejtësi pasi janë informuar për praninë e përmbajtjeve të paligjshme në shërbimet e tyre.

Në njoftim thuhet se DSA i ka dhënë të drejtën përdoruesve të kundërshtojnë vendimet e platformave për heqjen e përmbajtjeve të tyre ose për pezullimin e llogarive apo profileve të tyre.

Fejsubuku, Instragrami dhe TikToku tani kanë mundësinë t'i përgjigjen me shkrim gjetjeve paraprake të Komisionit dhe të ndërmarrin masa për të eleminuar shkeljet. qa/

Foto: Arkivi i MiA-s

QËNDRONI TË LIDHUR