• e hënë, 23 dhjetor 2024

KE e ka përshëndetur marrëveshjen për rregulla të reja për zvogëlimin e emetimeve të dioksid karboni nga automjetet e rënda

KE e ka përshëndetur marrëveshjen për rregulla të reja për zvogëlimin e emetimeve të dioksid karboni nga automjetet e rënda

Bruksel, 18 janar 2024 (MIA) - Komisoni Evropian e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së për Rregullativën, me të cilën konfirmohen rregullat e reja për emetimet e dioksid karbonit nga ana e automjeteve të rënda.

"Standardet e reja do të sigurojnë që ky segment i ri nga sektori tansportues të kontribuojë për kalim drejt transportit me zero emetime (të dioksid karbonit) dhe të kontribuojë për realizimin e ambicjeve klimatike të BE-së deri vitin 2030 dhe për arritjen e neutralitetit klimatik deri vitin 2050", njofton Komisioni Evropian.

Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, qëllimi i rregullave të reja është vendosja e qëllimeve të reja pë zvogëlimin e emetimeve të dioksid karbonit në sektorin transportues deri vitin 2030, 2035 dhe 2040, si dhe rritjen e pjesëmarrëjes së automjeteve me zero emetim të gazrave të dëmshëm në parkun vozitës mbarë BE-në, por njëkohësisht edhe sigurimin e inovacioneve në transportin dhe mirëmbajtjen dhe avancimin e konkurrencës së tij.

Me marrëveshjen përhapet përfshirja e automjeteve, me të cilat ka të bëjë Rregullativa, të cilat tani i përfshijnë edhe kamionët më të vegjël, autobusët urbanë dhe ndërurbanë dhe rimorkiot.

Obligimet për realizimin e qëllimeve për zvogëlimin e emetimeve për gazra të dëmshëm nuk do të vlejnë për automjetet transportuese të kompanive me kapacitet më të vogël të prodhimit, si dhe për automjetet që përdoren në sferën e minierave, pylltari, bujqësi, forcat e armatosura, shërbimeve zjarrfikëse, mbrojtjen civile, organet e rendit publik dhe sektorin shëndetësor. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR