• e martë, 24 dhjetor 2024

KE: E drejta ndërkombëtare nuk parashikon kufizim për llojin dhe vëllimin e ndihmës humanitare

KE: E drejta ndërkombëtare nuk parashikon kufizim për llojin dhe vëllimin e ndihmës humanitare

 Bruksel, 23 tetor 2023 (MIA) -  Ditëve të fundit pamë një përmirësim të caktuar në dërgimin e ndihmës humanitare në Gazë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian në konferencë për shtyp si përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

 Është më e rëndësishme respektimi i të drejtës humanitare ndërkombëtare, që parashikon qasje të pakufizuar të ndihmës së dhënë, theksoi ai. Sipas tij, rregullat nuk parashikojnë kufizim të vëllimit dhe llojit të ndihmës humanitare, transmeton BTA.

 "Disa kamionë u lëshuan të hyjnë në Gazë, por para luftës shihnim qindra kamionë në ditë. Sot numri është shumë më i vogël dhe nuk është i mjaftueshëm", tha zëdhënësi.

 Ai paralajmëroi se deri më tani janë realizuar dy fluturime humanitare për në Egjipt me gjithsej 54 tonë ndihmë mga BE-ja. Ndihma është gati të siillet në Gazë, shpjegoi zëdhënësi. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR