• e martë, 25 mars 2025

KB-ja tërheqë një të tretën e personelit ndërkombëtar në Gazë pas sulmeve izraelite

KB-ja tërheqë një të tretën e personelit ndërkombëtar në Gazë pas sulmeve izraelite

Nju-Jork, 25 mars 2025 (MIA) - Kombet e Bashkuara po tërheqin rreth një të tretën e personelit të vet ndërkombëtar nga Rripi i Gazës pas sulmit ndaj KB-së në rajon, kumtoi zëdhënësi.

"Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonip Guteresh "solli vendim të rëndë" për ta ulur numrin e personelit të KB-së në Gazë", deklaroi zëdhënësi Stefan Duzhariq në Nju-Jork.

Ai theksoi se KB-ja nuk do ta braktisë tërësisht Gazën.

"Mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë të sigurijmë ndihmë nga e cila varet ekzistenca e civilëve dhe mbrojtjes së tyre", tha ai.

Rreth 30 nga 100 anëtarët e tanishëm të shtabit ndërkombëtar do ta braktisin rajonin, sqaroi ai.

Të punësuarit e tjerë dhe mbi 10.000 të punësuar palestinezë në Agjendinë e KB-së për ndihmë dhe ounë për refugjatët palestinezë (UNRWA) do të vazhdojnë me punën e vet, shtoi ai. Dujarik, gjithashtu, tha se një tank izraelit qëndron prapa sulmit të javës së kaluar në të cilin një i punësuar bullgar në KB u vra, ndërsa gjashtë të punësuar ndërkombëtarë u lënduan, KB bëri thirrje për hetim.

"Izraelitët saktë e dinin se ku ndodhet ai objekt i KB-së dhe u gopdit nga predhe e njërit prej tankeve", tha Duzharik.

Izraeli i demantoi raportimet se ka goditur ndërtesa të KB-së dhe u bëri thirrje mediumeve të jenë të kujdesshme nga raportimet e pakonfirmuara. ab/

fotо:ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR