KB-ja shkurtoi ndihma për miliona njerëz për shkak të mungesës së fondeve
- Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare pranë Kombeve të Bashkuara sot njoftoi se është detyruar të anulojë ndihmën e planifikuar për miliona njerëz për shkak të mungesës serioze të fondeve, duke e quajtur këtë lëvizje "brutale".
Gjenevë, 16 qershor 2025 (MIA) - Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare pranë Kombeve të Bashkuara sot njoftoi se është detyruar të anulojë ndihmën e planifikuar për miliona njerëz për shkak të mungesës serioze të fondeve, duke e quajtur këtë lëvizje "brutale".
"Asnjëherë deri tani nuk jemi përballur me një ulje kaq drastike të financimit për ndihmë humanitare", deklaroi zëvendës-sekretari i përgjithshëm i KB-së, Tom Fleçer.
Qëllimi origjinal për vitin 2024 ishte mbledhja e 44 miliardë dollarëve, po ajo shumë është zvogëluar në 29 miliardë - prej të cilave deri tani janë mbledhur vetëm 5,6 miliardë. Me këto fonde do të mundë të ndihmohen rreth 114 milion njerëz, në vend të 180 milionëve të planifikuar, pretendon Zyra.
"Shkurtimi brutal i buxhetit na la në zgjedhje brutale - cilin ta shpëtojmë. Por, do të bëjmë gjithçka që mundemi me burimet që i kemi", theksoi Fleçer.
KB-ja nuk theksoi se për cilat vende është shkurtuar buxheti, por konfirmoi se do to të përpiqet të vazhdojë mbështetjen për personat më të cenueshëm, kudo që ndodhen. Fleçer i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të tregojë solidaritet. "Kërkojmë vetëm 1 për qind nga ajo që vitin e kaluar u shpenzua në luftëra", theksoi zëvendës-sekretari i përgjithshëm i KB-së, Tom Fleçer. qa/
Foto: Akrivi