• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB-ja propozon reduktimin e mbetjeve të plastikës për 80 për qind deri në vitin 2040

KB-ja propozon reduktimin e mbetjeve të plastikës për 80 për qind deri në vitin 2040

Nju-Jork, 16 maj 2023 (MIA) - Vendet mund ta reduktojën ndotjen me plastikë për 80 për qind deri në vitin 2040 me aplikimin e teknologjisë së përhershme dhe vendosjen e ndryshimeve të mëdha në politikë, citohet në raportin e ri të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedis Jetësor (UNEP) të publikuar të hënën.

Organi i KB-së me seli në Kenia e publikoi analizën e tij të opsioneve politike për të trajtuar krizën e mbetjeve  plastike dy javë  para se vendet të mblidheshin në Paris në raundin e dytë të bisedimeve  për të përgatitur një marrëveshje globale për eliminimin e mbetjeve plastike.

Raporti fokusohet në tre ndryshime kryesore të tregut të nevojshme për të krijuar një ekonomi "rrethore" që mban artikujt e prodhuar në qarkullim sa më gjatë të jetë e mundur: ripërdorimi, reciklimi dhe kalimi i paketimeve nga plastika në materiale alternative.

"Nëse i ndjekim këto udhëzime, duke përfshirë edhe bisedimet për marrëveshje për ndotjen me plastikë, mund të arrijmë përfitime të mëdha ekonomike, sociale dhe ekologjike", tha Inger Andersen, drejtoreshë ekzekutive e UNEP.

Negociatat për marrëveshjen, të njohura si INC2, do të mbahen nga 29 maji deri më 2 qershor dhe pritet të rezultojnë me parametra kyçe për projektin e parë të marrëveshjes, i cili duhet të përgatitet para raundit të tretë të bisedimeve në nëntor në Kenia. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR