KB-ja planifikon reformë historike për të konsoliduar agjencitë e saja
- Kombet e Bashkuara po mendojnë për një reformë të madhe që do të bashkonte departamentet kryesore dhe do të ridestinonte resurset në mbarë botën, tregon një memorandum intern i përgatitur nga zyrtarë të lartë përgjegjës për reformat në Organizatën Botërore.
- Post By Fami Bajrami
- 12:51, 2 maj, 2025
Nju Jork, 2 maj 2025 (MIA) - Kombet e Bashkuara po mendojnë për një reformë të madhe që do të bashkonte departamentet kryesore dhe do të ridestinonte resurset në mbarë botën, tregon një memorandum intern i përgatitur nga zyrtarë të lartë përgjegjës për reformat në Organizatën Botërore.
Memorandumi vjen në kohën kur agjencitë e KB-së po merren me pasojat e shkurtimeve të ndihmës së jashtme të SHBA-së që në masë të madhe ka dobësuar agjencitë humanitare. Dokumenti prej gjashtë faqesh i llogaritur si "tepër sekret" deri te i cili ka pasur qasje "Rojters" përmban propozime për të konsoliduar dhjetëra agjenci të KB-së në katër departamente kryesore: paqja dhe siguria, çështjet humanitare, zhvillim i qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut, transmeton Ekono tajms.
Sipas një opsioni, aspektet operacionale të Programit botëror për ushqim, agjencia e KB-së për fëmijët, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjencia e KB-së për refugjatë do të bashkoheshin në një subjekt të vetëm humanitar, thuhet në dokument. Memorandumi përmban disa propozime, nga më të mëdha te të voglat dhe spekulative, të cilat nëse miratohen të gjitha, "do të paraqisnin reforma më gjithëpërfshirëse në dekadat e fundit".
Mes propozimeve janë unifikimi i agjencisë së KB-së për SIDA-n me OBSH-në dhe zvogëlimi i nevojës deri në gjashtë përkthyes në takime. Një propozim tjetër sugjeron bashkimin e Organizatës Botërore të Tregtisë e cila nuk është organ i KB-së, me agjencitë e KB-së për zhvillim. Një funksionar i njohur me memorandumin e quajti atë një pikënisje. Megjithatë, gjuha e vlerësimit të brendshëm tregon në atë që si mbështetësit ashtu edhe kritikët e trupit global e flasin prej kohësh: se KB-ja duhet të thjeshtësohet. Memorandumi përmend "përdorim joefikas të resurseve", "fragmentim dhe dyfishim" dhe një numër të tepruar të pozicioneve të larta.
Memorandumi u përgatit nga një grup pune i emëruar në mars nga Sekretari i përgjithshëm Antonio Guteresh i cili atë kohë deklaroi se organizata duhej të bëhej më efikase financiarisht.
Foto: arkivi