• e shtunë, 21 dhjetor 2024

KB-ja paralajmëron se nuk po hyjnë mjaft autokolona humanitare në Gaza

KB-ja paralajmëron se nuk po hyjnë mjaft autokolona humanitare në Gaza

Gjenevë, 12 janar 2024 (MIA) - Vetëm pesë nga 24 dërgesat e planifikuara humanitare u bënë në Gazën veriore në 11 ditët e para të vitit 2024, njoftoi sot Zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA) në Rripin e Gazës.

Autoritetet izraelite kanë refuzuar disa dërgesa të planifikuara të ilaçeve dhe furnizimeve në qytetin e Gazës, njoftoi zyra e KB-së.

Kolona të tjera, të destinuara për të ofruar ushqim, ujë të pijshëm dhe furnizime të tjera jetike, si dhe ilaçe, nuk kaluan. Ata u mbajtën shumë gjatë në postblloqet izraelite ose sepse rrugët e dakorduara nuk mund të shfrytëzoheshin.

Sipas OCH-së, spitalet në veri nuk kanë materiale të mjaftueshme për t'u kujdesur për të sëmurët dhe të lënduarit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vlerësuar se prej 300.000 deri 400.000 persona ende jetojnë në veriun e Gazës, pasi shumica e popullsisë u largua në jug pas fillimit të fushatës ushtarake izraelite.

""Çdo ditë ndihme e humbur rezulton në jetë të humbura dhe vuajtje për qindra mijëra njerëz që mbeten në Gazën veriore", njofton OCHA. 

Zyra e KB-së paralajmëroi gjithashtu për trazira të mundshme për shkak të mungesës së ndihmës humanitare që arrin në Gaza.

Stafi i KB-së që udhëtoi në veri të Gazës këtë javë tha se panë trupa të shtrirë në rrugën pas postblloqeve izraelite.

Izraeli ka sulmuar Gazën që kur terroristët e Hamasit dhe grupet e tjera ekstremiste kryen masakrën më të keqe në historinë e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë rreth 1.200 persona.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, 23,708 njerëz janë vrarë në brezin bregdetar të rrethuar që nga fillimi i fushatës izraelite. Thuhet se rreth 60.000 janë lënduar. 

Sipas Fondit për Fëmijët të KB UNICEF, të paktën 70,000 fëmijë tani vuajnë nga diarreja për shkak të kushteve katastrofike të higjienës në Gazë. Pa trajtim, kjo mund të jetë kërcënuese për jetën e fëmijëve të vegjël. Rreth 135,000 të mitur janë në rrezik nga kequshqyerja akute", tha Lusia Elmi, përfaqësuese e UNICEF-it në territoret palestinez. qa/ab

 

QËNDRONI TË LIDHUR