KB-ja në mëngjes për pak kohë e mbylli Pallatin e kombeve në Gjenevë për shkak të një problemi me sigurinë
- Pallati i Kombeve në Gjenevë, që është seli e Kombeve të Bashkuara, përsëri i ka hapur dyert për punonjësit pasi i mbyll shkurtë mëngjesin e sotëm për shkak të një problemi për sigurinë, njoftuan mediat britanike.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:16, 25 gusht, 2023

Gjenevë, 25 gusht 2023 (MIA) - Pallati i Kombeve në Gjenevë, që është seli e Kombeve të Bashkuara, përsëri i ka hapur dyert për punonjësit pasi i mbyll shkurtë mëngjesin e sotëm për shkak të një problemi për sigurinë, njoftuan mediat britanike.
"Ju njoftojmë me dashamirësi se problemi në Pallatin e Kombeve tashmë është zgjidhur. Të gjitha hyrjet janë të hapura dhe qasja është e lejuar”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Kombeve të Bashkuara.
Selia Evropiane e organizatës nuk kanë dhënë hollësira për problemin, ndërsa është e lidhur me sigurinë.
Pallati i Kombeve në Gjenevë është shtëpia e Këshillit të KB-së për të Drejtat e Njeriut. Ndërtesa është gjithashtu qendër takimi për diplomatë, aktivistë humanitarë dhe zyrtarë qeveritarë. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s