• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

KB-ja miratoi rezolutë për Ukrainën, por kundër votuan SHBA-ja, Rusia, Kina, Irani dhe Izraeli

KB-ja miratoi rezolutë për Ukrainën, por kundër votuan SHBA-ja, Rusia, Kina, Irani dhe Izraeli

Nju-Jork, 24 shkurt 2025 (MIA) - Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sot miratoi rezolutë, me të cilën dënohet pushtimi rus ndaj Ukrainës, me rastin e trevjetorit nga fillimi i pushtimit rus.

Rezoluta e dënon pushtimin e plotë ndaj Ukrainës nga ana e Federatës ruse dhe e potencon rëndësinë e zbatimit të të gjitha rezolutave paraprakisht të miratuara si përgjigje ndaj pushtimit rus.

Për rezolutën votuan 93 shtete, 65 abstenuan, ndërsa 18 vende votuan kundër, duke përfshirë SHBA-në, Rusinë, Izraelin, Kinën, Iranin, si dhe vendet e botës së tretë, si Burkina Faso, Jemeni dhe Zambia. Kundër saj ishin edhe Hungaria e Viktor Orbanit dhe Bjellorusia e Aleksander Lukashenkos.

Në të njëjtën kohë, SHBA-ja propozoi rezolutën e vet, e cila nuk përmbante asnjë dënim të agresionit apo thirrje për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës. Vendet evropiane më vonë shtuan amendamente, me të cilat e theksuan mbështetjen për sovranitetin e Ukrainës. Versioni i ndryshuar u miratua, por SHBA-ja vendosi të përmbahen nga votimi. bsh/

Foto: Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR