KB-ja e ndërpreu dërgesën e ushqimit në veri të Etiopisë për shkak të vjedhjes së ushqimit
- Programi botëror për ushqim i KB-së e ndërpreu dërgesën e ushqimit në Etiopinë veriore për shkak të një hetimi të brendshëm për vjedhjen e ushqimeve të destinuara për të uriturit, kumtuan katër punonjës humanitarë.
- Post By Lindita Sulejmani
- 08:19, 2 maj, 2023

Tigraj, 2 maj 2023 (MIA) - Programi botëror për ushqim i KB-së e ndërpreu dërgesën e ushqimit në Etiopinë veriore për shkak të një hetimi të brendshëm për vjedhjen e ushqimeve të destinuara për të uriturit, kumtuan katër punonjës humanitarë.
Programi botëror për ushqim është përgjegjës për dorëzimin e donacioneve nga KB-ja dhe partnerë të tjerë në rajonin e Tigrajit në Etiopi, e cila ishte skena e një lufte civile dyvjeçare që përfundoi me një armëpushim nëntorin e kaluar. Më shumë se pesë milionë njerëz në atë rajon, ku jetojnë rreth gjashtë milionë, varen nga ndihma.
Programi botëror për ushqim i njoftoi partnerët e saj më 20 prill se përkohësisht do ta ndërpresë dërgesën e ushqimit në Tigraj për shkak të raporteve për shpërdorim, deklaroi për mediat amerikane njëri nga katër punonjësit humanitarë, ndërsa tre të tjerët e konfirmuar informacionin. Të katër kërkuan anonimitet pasi që nuk janë të autorizuar të bisedojnë me gazetarët në këtë temë.
Muajin e kaluar mediat amerikane njoftuan se agjencia e ushqimit e KB-së heton raste të shpërdorimit dhe riorientimin e ndihmave humanitare në Etiopi, ku 20 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë për shkak të thatësirës katastrofale dhe konflikteve. ls/