KB-ja e ka dënuar vrasjen e gazetarëve palestinezë në Gazë
- Komesari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut e ka dënuar vrasjen e gjashtë gazetarëve palestinezë nga ana e forcave izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës, thuhet në kumtesën e publikuar në "Iks".
- Post By Ramize Qamili
- 15:23, 11 gusht, 2025
Gjenevë, 11 gusht 2025 (MIA) - Komesari i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut e ka dënuar vrasjen e gjashtë gazetarëve palestinezë nga ana e forcave izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës, thuhet në kumtesën e publikuar në "Iks".
Pesë gazetarë të Al Xheziras u vranë, si dhe një gazetar honorar, i cili bashkëpunonte herë pas here me mediat lokale dhe ndodhej në të njëjtën tendë, e cila u shënjestrua nga aramata izraelite.
Komesari i lartë i KB-së akuzoi Izraelin për "shënjestrimin e tendës" ku ishin vendosur punonjësit e Al Xhezirës, që, siç është thënë, përfaqëson "shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar".
Al Xhezira publikoi se pesë gazetarë të saj u vranë në sulmin izraelit në Rripin e Gazës, duke përfshirë dhe gazetarin e shquar Anas al-Sharif, për të cilin ushtria izraelite pranoi se e kishte shënjestruar sepse dyshohej se ishte terrorist.
Televizioni me seli në Katar kumtoi se si duket bëhet fjalë për një sulm izraelit ndaj tendës së përdorur nga gazetarët e saj në qytetin e Gazës, para spitalit Al-Shifa.
"Izraeli duhet të respektojë dhe mbrojë të gjithë civilët, duke përfshirë dhe gazetarët", shtoi komesari i lartë në kumtesë, duke kujtuar se të paktën 242 gazetarë palestinezë janë vrarë në Gazë që nga 7 tetori i vitit 2023, ndërsa KB-ja përsëriti thirrjen e saj për "qasje të menjëhershme dhe të papenguar në Gazë për të gjithë gazetarët".
Njëri nga të vrarët, Anas al-Sharif (28), ishte figura më e shquar midis korrespondentëve të cilët raportonin çdo ditë për konfliktin. Organizata për mbrojtjen e mediave, "Reporterë pa Kufij", më herët dënoi "vrasjen e gazetarit Anas al-Sharif në mënyrën më të ashpër", për çka shtoi se ushtria izraelite "merr përgjegjësi", duke thënë se ai është zë për vuajtjet që Izraeli u ka shkaktuar palestinezëve në Gazë. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s