• e mërkurë, 16 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

KB-ja e hodhi poshtë rezolutën amerikane për Ukrainën, ku nuk dënohet Rusia, ndërsa e miratoi atë evropiane

KB-ja e hodhi poshtë rezolutën amerikane për Ukrainën, ku nuk dënohet Rusia, ndërsa e miratoi atë evropiane

Nju-Jork, 24 shkurt 2025 (MIA) - Në përvjetorin e tretë nga pushtimi rus në Ukrainë, SHBA-ja nuk arriti të marrin pëlqimin nga Asambleja e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e saj, me të cilën bëhet thirrje për fund të luftës pa u përmendur pushtimi rus. Në vend të kësaj, Asambleja e miratoi rezolutën ukrainase të përkrahur nga Evropa, ku kërkohet që Rusia menjëherë të tërhiqet nga Ukraina. Për rezolutën evropiane, SHBA-ja votoi "kundër".

Kjo paraqet dështim për administratën e presidentit amerikan, Donald Tramp në organizatën 193-anëtarëshe botërore, rezolutat e së cilës nuk janë juridikisht të obligueshme, por shërbejnë si matës së opinionit publik botëror. Megjithatë, kjo tregon gjithashtu mbështetje të zvogëluar për Ukrainën, rezoluta e së cilës u miratua me 93 vota "pro", 18 "kundër" dhe 65 "abstenime". Kjo është më pak se votat e mëparshme, kur mbi 140 vende dënuan agresionin rus.

Sipas një zyrtari amerikan dhe një diplomati evropian, SHBA-ja u përpoq të ushtronte presion ndaj Ukrainës që ta tërheq rezolutën e saj në dobi të propozimit të SHBA-së, por pala ukrainase refuzoi. Pastaj, Asambleja e përgjithshme shtoi një gjuhë të qartë në rezolutën e SHBA-së se Rusia e ka sulmuar Ukrainën në kundërshtim me Kartën e KB-së.

Votimi për rezolutën e ndryshuar amerikane përfundoi me 93 vota "pro", 8 "kundër" dhe 73 "abstenime". Ukraina votoi "për", SHBA abstenoi dhe Rusia votoi "kundër".

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Mariana Beca, tha se vendi i saj po shfrytëzon "të drejtën e tij natyrore për vetëmbrojtje" pas pushtimit rus, i cili shkel parimin e KB-së për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve.

"Derisa shënojmë tre vjet nga ky shkatërrim – pushtimit gjithëpërfshirës rus ndaj Ukrainës, ne u bëjmë thirrje të gjitha kombeve të mbeten të fuqishëm dhe të qëndrojnë në anën e Kartës, në anën e njerëzimit dhe në anën e paqes së drejtë dhe të qëndrueshme, paqes përmes forcës", tha ajo.

Zëvendës ambasadorja e SHBA-së, Doroti Shi deklaroi se më shumë rezoluta paraprake të KB-së, të cilat e dënuan Rusinë dhe kërkonin tërheqjen e trupave ruse, "kanë dështuar në ndalimin e luftës", e cila "është zvarritur për një kohë shumë të gjatë dhe me pasoja të tmerrshme për popullin e Ukrainës, Rusisë dhe më gjerë". bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR