• e diel, 22 dhjetor 2024

KB-ja e emëroi diplomaten holandeze të karrierës për koordinuese të ndihmës humanitare për Gazën

KB-ja e emëroi diplomaten holandeze të karrierës për koordinuese të ndihmës humanitare për Gazën

Nju-Jork, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Politikanja holandeze e karrierës dhe diplomate, Sigrid Kag sot u emërua nga sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh për koordinuese për ndihmën humanitare për Gazën, lajmëroi DPA.

Kag, e cila do ta marrë funksionin e sapokrijuar më 8 janar të vitit të ardhshëm, kohë më parë ishte zëvendëskryeministre dhe ministre e Financave e Holandës.

Ajo më parë pati funksione të ndryshme të larta në sistemin e KB-së në Nju-Jork, Gjenevë, nairobi dhe në vende të tjera.

Emërimi i saj pason pas kërkesës së Këshillit të Sigurimit të KB-së, reflektuar në rezolutën e miratuar javën e kaluar. Në rezolutë kërkohet rritje e ndihmës humanitare për porthuajse dy milionë palestinezë të cilëve dëshpërimisht u nevojitet ndihma në Rripin e Gazës, prë shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite.

Për çështjen e ndjeshme prë atë se si duhet të ndiqen dhe kontrollohen dërgesat e ndihmës në Gazë, rezoluta kërkon emërim të koordinuesit të KB-së i cili do ta mbikëqyrë këtë proces. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR