• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB-ja e dënoi shtypjen e dhunshme të protestave në Iran dhe formoi mision për hetim

KB-ja e dënoi shtypjen e dhunshme të protestave në Iran dhe formoi mision për hetim
Gjenevë, 24 nëntor 2022 (MIA) – Këshilli për të Drejtat e Njeriut pranë KB-së e dënoi shtypjen e dhunshme të protestave paqësore në Iran dhe formoi një mision të pavarur për hetim për keqpërdorimet e supozuara, veçanërisht të grave dhe fëmijëve. Rezoluta e propozuar nga Gjermania dhe Islanda në mbledhjen në Gjenevë ishte mbështetur nga 25 vende. Gjashtë vende votuan kundër – Kina, Pakistani, Kuba, Eritrea, Venezuela dhe Armenia, përderisa 16 ishin të përmbajtura. KB më parë i bëri thirrje qeverisë iraniane që ta ndalojë dhunën ndaj protestuesve. Protestat në Iran filluan para më shumë se dy muajve për shkak të vrasjes së Mahsa Aminit. Ajo humbi jetën si pasojë e rrahjeve nga policia për moral, sepse, siç bënë të ditur mediat e atjeshme, nuk e kishte mbajtur hixhabin si duhet. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR