• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB-ja bëri të ditur se asnjë anije nesër nuk do të kalojë Detin e Zi

KB-ja bëri të ditur se asnjë anije nesër nuk do të kalojë Detin e Zi
Nju-Jork, 1 nëntor 2022 (MIA) – Kombet e Bashkuara për nesër paralajmëruan ndalimin e dërgesave përmes Detit të Zi për shkak të tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja me të cilën mundësohej që anijet të lëvizin drejt dhe nga portet ukrainase për shkak të eksportit të drithit thelbësor, lajmëroi DPA. Delegacionet e Ukrainës, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord të mos planifikojnë asnjë lëvizje të anijeve në Iniciativën e Gjelbër të Detit të Zi për nesër (e mërkurë), deklaroi sot në Nju-Jork zëdhënësi i KB-së Farhan Hak. KB-ja theksoi se inspektimet e kryera pasi Rusia e pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshje në fundjavë ishin një "masë e përkohshme dhe e jashtëzakonshme" në një përpjekje për vazhdimin  e dërgesave të drithit dhe gjërave të tjera thelbësore edhe krahas lëvizjes së Moskës. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR