KB2022: Portugalia filloi me fitore ndaj Ganës
- Post By Fortuna Bakija
- 18:26, 24 nëntor, 2022
Doha, 24 nëntor 2022 (MIA) – Reprezentacioni portugez e ka mposhtur sonte Ganën me rezultat 3:2 (0-0) në kuadër të xhiros së parë në grupin H të Kampionatit Botëror, në ndeshjen në të cilën të gjithë pesë golat u shënuan në 30 minutat e fundit në stadiumin "974" në Doha.
Portugalia golin e parë e shënoi përmes Kristiano Ronaldos nga penaltia në minutën e 65-të dhe pasi Gana e barazoi rezultatin tetë minuta më vonë përmes Andre Ajev, e ktheu epërsinë me dy gola për dy minuta.
Fillimisht Zhoao Feliks ishte i saktë për 2:1 në minutën e 78-të, ndërsa epërsinë e dyfishoi Leao në minutën e 80-të.
Deri në fund të ndeshjes, Gana arriti të shënojë vetëm një gol përmes Osman Bukarit në minutën e 89-të.
Në grupin e njëjtë paraprakisht sot Uruguaji dhe Koreja e Jugut luajtën pa gola. fb/