• e shtunë, 23 nëntor 2024

KB: Viti 2023 ishte më vdekjeprurësi për humanistët deri më tani

KB: Viti 2023 ishte më vdekjeprurësi për humanistët deri më tani

Nju-Jork, 19 gusht 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara e dënuan nivelin e "papranueshëm" të dhunës ndaj punonjësve humanitarë, që u bë i zakonshëm, me çka numër rekord prej 280 punonjësve janë vrarë në mbarë botën në vitin 2023. KB-ja paralajmëron se lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë mund të shkaktojë numër edhe më të madh të rasteve të tilla të vdekjes këtë vit. 

"Normalizimi i dhunës ndaj punonjësve humanitarë dhe mungesa e përgjegjësisë është e papranueshme, e pandërgjegjshme dhe jashtëzakonisht e dëmshme për operacionet humanitare kudo", deklaroi Xhojs Msuja , ushtruese e detyrës së drejtorit të Zyrës së KB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), në Ditën Botërore Humanitare.

"Me 280 punonjës të ndihmave të vrarë në 33 vende vitin e kaluar, 2023-ta është viti më vdekjeprurës për bashkësinë globale humanitare", thuhet në kumtesën e OCHA-së. KB-ja tha se më shumë se gjysma e këtyre vdekjeve, ose 163, ishin punonjës humanitarë të vrarë në Gazë në tre muajt e parë të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, kryesisht në sulme ajrore.

Edhe krahas "numrit të paparë të madh" të rasteve të vdekjes të punonjësve humanitarë në vitin 2023, OCHA paralajmëroi se viti 2024 "mund të jetë edhe më vdekjeprurës". fc/

Fotografia: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR