• e premte, 05 dhjetor 2025

KB: Uria në Rripin e Gazës qëllimisht po zgjerohet dhe përkeqësohet

KB: Uria në Rripin e Gazës qëllimisht po zgjerohet dhe përkeqësohet

Nju Jork, 22 prill 2025 (MIA) - Shefi i Agjencisë së KB-së për refugjatët palestinezë (UNRVA), Filip Lazarini sot dënoi "përkeqësimin e qëllimshëm të situatës me urinë" në Rripin e Gazës, pas një bllokadë 50-ditore izraelite të ndihmës për territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.

"Gaza është bërë një vend dëshpërimi. Uria po përhapet dhe po përkeqësohet qëllimisht, ndërsa ai është rezultat i shkaqeve të bëra nga njeriu", tha përfaqësuesi i UNRVA-s.

Pas 18 muajsh luftë dhe bllokadë izraelite ndaj ndihmave humanitare që nga 2 marsi, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një situatë të rëndë humanitare për 2.4 milionë persona të cilët jetojnë në Rripin e Gazës.

Izraeli akuzon Hamasin për rikahëzimin e ndihmës që lëvizja islamike palestineze e cila kontrollon Gazën e ka mohuar një gjë të tillë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR