• e shtunë, 21 dhjetor 2024

KB: Trafikimi me njerëz në rritje për shkak të konflikteve botërore dhe krizave globale

KB: Trafikimi me njerëz në rritje për shkak të konflikteve botërore dhe krizave globale

Vjenë, 11 dhjetor 2024 (MIA) - KB publikoi një raport ku thuhet se trafikimi me njerëz është në rritje për shkak të konflikteve në botë, ndryshimeve klimatike dhe krizave globale.

Sipas raportit më të ri të Komisionit global për trafikimin e njerëzve, që përfshin vitin 2022, numri i viktimave të trafikimit të njerëzve në mbarë botën është rritur me 25 për qind në krahasim me nivelin e vitit 2019, përpara pandemisë Kovid-19.

"Kriminelët po përdorin gjithnjë e më shumë njerëzit për punë të detyrueshme, ndërsa gratë dhe vajzat janë shpesh viktima të shfrytëzimit seksual dhe dhunës", thuhet në raport.

Fëmijët përbënin 38 për qind nga të gjithë viktimat, në krahasim me 35 për qind në raportin e mëparshëm, bazuar nga të dhënat e vitit 2020.

Grupi më i madh i viktimave janë ende gratë të cilat përbëjnë 39 për qind të rasteve, pastaj vijojnë meshkujt me 23 për qind, vajzat me 22 për qind dhe djemtë me 16 për qind.

Numri i përgjithshëm i viktimave të trafikimit të njerëzve në vitin 2022 është 69.627.

Arsyeja më e zakonshme e trafikimit të grave dhe vajzave është shfrytëzimi seksual - 60 për qind ose më shumë, ndërsa për burrat dhe djemtë puna e detyruar, duke përfshirë dhe lypsarët.

Në raport është theksuar se rritja e numrit të djemve të identifikuar si viktima të trafikimit të njerëzve mund të lidhet me rritjen e numrit të të miturve të pashoqëruar të cilët vijnë në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Numri më i madh i viktimave janë nga Afrika - 26 për qind, pastaj nga Amerika e Veriut dhe Evropa Perëndimore dhe Jugore, ndërsa faktorë i rëndësishëm janë dhe emigrantët. rq/

QËNDRONI TË LIDHUR