KB: Të paktën 70 për qind e palesinezëve në Gaza janë shpërngulur për shkak të luftës
- Reth 70 për qind e popullatës në Ripin e Gazës, pothuajse 1,5 milionë njerëz janë shpërngulur nga fillimi i luftës me Izraelin, njoftoi Agjencia e Kombëve të Bashkuara për ndihmë dhe punë me refugjatët palestinezë në Linjden e Afërt. (UNRVA).
- Post By Fami Bajrami
- 19:54, 7 nëntor, 2023
Gaza, 7 nëntor 2023 (MIA) - Reth 70 për qind e popullatës në Rripin e Gazës, pothuajse 1,5 milionë njerëz janë shpërngulur nga fillimi i luftës me Izraelin, njoftoi Agjencia e Kombëve të Bashkuara për ndihmë dhe punë me refugjatët palestinezë në Linjden e Afërt. (UNRVA).
Dhjetëra strehimore emergjente, në të cilat janë të strehuar qindra mijëra palestinez ndonjëherë janë të mbipopulluara edhe për katër herë më shumë, ndërsa kushtet në disa prej tyre po përkeqësohennga dita në ditë, thekson agjencia e KB-së.
Në këtë lloj strehimore një person shfrytëzon hapësirë më të vogël se dy metra katror. Përtej kësaj, së paku 600 persona janë të detyruar të shfrytëzojnë një tualet, duke rezultuar në mijëra raste të sëmundjeve infektive, diarresë dhe lisë. si/mb/
Foto: Arkivi i MIA-s