KB: Të paktën 150 viktima në dhunën në kryeqytetin e Haitit javën e kaluar
- Intensifikimi i fundit i dhunës në Port-o-Prens ka rezultuar me të paktën 150 të vdekur që nga 11 nëntori duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në Haiti këtë vit në 4.544, bëri të ditur sot KB-ja.
- Post By Fami Bajrami
- 21:27, 20 nëntor, 2024

Port-o-Prens, 20 nëntor 2024 (MIA) - Intensifikimi i fundit i dhunës në Port-o-Prens ka rezultuar me të paktën 150 të vdekur që nga 11 nëntori duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në Haiti këtë vit në 4.544, bëri të ditur sot KB-ja.
"Rritja e re e dhunës në kryeqytetin e Haitit është pararojë e më së keqes. Dhuna mes bandave duhet të ndërpritet menjëherë. Nuk duhet të lejohet që Haiti të futet përsëri në kaos", tha në një deklaratë shefi i të drejtave të KB-së, Volker Turk.