KB: Të gjitha palët plotësisht t'i respektojnë detyrimet e tyre nga armëpushimi në Rripin e Gazës
- – Kombet e Bashkuara sonte shfaqën “shqetësim” pas shpërthimit të dhunës së përgjakshme në Rripin e Gazës dhe ju bënë thirrje “të gjitha palëve plotësisht t’i respektojnë detyrimet e tyre”.
- Post By Fitore Curri
- 20:40, 20 tetor, 2025
Nju Jork, 20 tetor 2025 (MIA) – Kombet e Bashkuara sonte shfaqën “shqetësim” pas shpërthimit të dhunës së përgjakshme në Rripin e Gazës dhe ju bënë thirrje “të gjitha palëve plotësisht t’i respektojnë detyrimet e tyre”.
Njoftimin e dha zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të organizatës botërore, Stefan Dizharik.
Sipas të dhënave të mbrojtjes civile në Gazë, të paktën 45 palestinezë i humbën jetët në sulmet izraelite mbi enklavën palestineze, ku lufta në mes lëvizjes palestineze Hamas dhe Izraelit po zhvillohet më shumë se dy vjet.
Dhuna më e re e vendosi në test armëpushimin e brishtë që hyri në fuqi më 10 tetor. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s