• e shtunë, 24 gusht 2024

KB: Sulmi i kolonëve izraelitë mbi fshatin palestinez është "i tmerrshëm"

KB: Sulmi i kolonëve izraelitë mbi fshatin palestinez është

Gjenevë, 16 gusht 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot e dënuan sulmin e djeshëm nga kolonët hebrenj ndaj një fshati palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke e quajtur "të tmerrshëm". Organizata botërore theksoi se sulmet e tilla zakonisht mbeten pa u dënuar. 

"Kjo ishte diçka e tmerrshme", deklaroi Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Zyrës së Komisionerit të Lartë të KB-së për të Drejtat e Njeriut, në konferencë për shtyp në Gjenevë.

Ajo shtoi se vrasja e djeshme në Xhit nuk është rast i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së emigracionit të Izraelit në Bregun Perëndimor. qa/fc/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR