KB: Sulmet ruse ndaj porteve ukrainase në Detin e Zi janë rrezik për sigurinë globale të ushqimit
- Sulmet ruse ndaj porteve ukrainase në Deti e Zi paraqesin rrezik me ndikim të madh ndaj sigurisë globale të ushqimit e posaçërisht për vendet në zhvillim, deklaroi zëvendës sekretarja e përgjithshme e KB-së për çështje politike, Rozmari Di Karlo.
- Post By Besnik Shuki
- 18:34, 21 korrik, 2023
Nju-Jork, 21 korrik 2023 (MIA) - Sulmet ruse ndaj porteve ukrainase në Deti e Zi paraqesin rrezik me ndikim të madh ndaj sigurisë globale të ushqimit e posaçërisht për vendet në zhvillim, deklaroi zëvendës sekretarja e përgjithshme e KB-së për çështje politike, Rozmari Di Karlo.
Ajo theksoi se kërcënimet për sulmet potenciale ndaj anijeve civile në ujërat e Detit të Zi edhe nga ana e Rusisë edhe nga ana e Ukrainës janë të papranueshme.
"Duhet të shmangen rreziqet e ndryshme nga shpërthimi i konfliktit, si rezultat të incidentit ushtarak në Detin e Zi...pasi kjo mund të ketë pasoja katastrofike për të gjithë ne", tha Di Karlo. bsh/
Foto: MIA arkiv