• e premte, 05 dhjetor 2025

KB: Qindra mijëra civilë janë bllokuar për shkak të luftërave në Sudan

KB: Qindra mijëra civilë janë bllokuar për shkak të luftërave në Sudan

Nju Jork, 27 tetor 2025 (MIA) – Qindra mijëra civilë janë bllokuar për shkak të përshkallëzimit të luftërave në El Fasher, kryeqytetin e shtetit sudanez Darfuri Verior, njoftoi mbrëmë Zyra e KB-së për koordinim me çështje humanitare (OSNA). 

“Me luftëtarët të cilët po hyjnë në qytet dhe rrugët e prera për arrati, qindra mijëra civilë janë bllokuar dhe frikësuar – granatuar, të uritur dhe pa qasje në ushqim, mbrojtje shëndetësore ose siguri”, tha koordinatori i KB-së për ndihmë urgjente”, Tom Fleçer. 

Fleçeri theksoi se është “thellësisht i shqetësuar nga raportet për viktima civile dhe zhvendosje të detyruar”, duke iu referuar “armëpushimit urgjent në El Fasher, përgjatë Darfurit dhe gjithë Sudanit”. 

“Civilëve duhet t'u lejohet kalimi i sigurt dhe të kenë qasje në ndihmë. Ata që ikin drejt zonave më të sigurta duhet të lejohen ta bëjnë këtë në siguri dhe dinjitet. Ata që mbeten - përfshirë ndihmësit lokalë - duhet të mbrohen. Sulmet ndaj civilëve, spitaleve dhe operacioneve humanitare duhet të ndalen menjëherë”, theksoi ai.

Sipas vlerësimeve të KB-së, rreth  300.000 njerëz jetojnë në kushte të dëshpëruara në El Fasher, i cili është izoluar më shumë se një vit. 

Forcat paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF) e morën El Fasherin, qytetin e fundit të kontrolluar nga qeveria në rajonin Darfurit, sipas deklaratave të tyre. 

Sipas raporteve të mediave, luftërat vazhdojnë në kryeqytetin e shtetit Darfuri Verior. fc/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR