• e martë, 26 nëntor 2024

KB: Pothuajse një milion njerëz në shtetet e varfra janë të uritur

KB: Pothuajse një milion njerëz në shtetet e varfra janë të uritur
Gjenevë, 21 shtator 2022 (MIA) - Pothuajse një milion njerëz në Afganistan, Etiopi, Sudanin Jugor, Somali dhe Jemen janë të uritur apo, në mungesë të ndihmës së jashtme, do të përballen me uri këtë vit sepse po përkeqësohet kriza globale me ushqim, paralajmëruan agjencitë e Kombeve të Bashkuara. Forcat shtytëse primare të urisë janë konfliktet lokale dhe kushtet ekstreme të motit, që këtë vit janë përkeqësuar me destabilitetin ekonomik lidhur me pasojat nga pandemia me Kovid-19 dhe invazioni rus ndaj Ukrainës. Sipas Organizatës për ushqim dhe bujqësi (FAO) "thatësia e madhe në Bririn afrikan i shtyu njerëzit në skaj të urisë. Kriza globale me ushqim dhe pasiguria e ushqimit shpejtë po përhapen në botë. Pa përgjigje gjithpërfshirëse humanitare, situata me siguri do të përkeqësohet në muajt në vijim". Në raport ceket se trendet e tilla me siguri do të vazhdojnë në muajt në vijim, me rritje shtesë të varfërisë dhe pasigurisë kur bëhet fjalë për ushqimin, ndërkaq ekziston edhe kërcënimi në rritje nga trazirat qytetare të nxitura nga problemet socio-ekonomike në rritje. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR