• e shtunë, 06 korrik 2024

KB: Pasoja të rënda dhe të gjera për mijëra persona pas shembjes së pjesshme të digës Nova Kahovka në Ukrainë

KB: Pasoja të rënda dhe të gjera për mijëra persona pas shembjes së pjesshme të digës Nova Kahovka në Ukrainë

 Nju-Jork, 7 qershor 2023 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot kanë paralajmëruar për “pasoja të rënda dhe të gjera për mijëra persona” pas shembjes së pjesshme të digës Kahovka në jug të Ukrainës.

 Bi-Bi-Si raporton se përfaqësuesi zyrtar për Çështje Humanitare i KB-së, Martin Grifits, deklaroi se përmasa e katastrofës në digë do të bëhet e qartë vetëm në ditët në vijim.

 Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre të përmbytura në zonat përreth digës. Druhet se niveli i ujit mund të rritet më tej.

 Ukraina dhe Rusia akuzuan njëra-tjetrën dje për hedhjen në erë të pjesshme të pjesës së sipërme të digës.

Autoritetet ukrainase  mbrëmë njoftuan se në vijim është evakuimi i "më shumë se 17.000" civilëve nga zonat e përmbytura rreth digës Kahovka në jug.  ar/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR