• e diel, 22 dhjetor 2024

KB: Pas 10 vitesh negociata, arrihet marrëveshje historike për mbrojtjen e oqeaneve

KB: Pas 10 vitesh negociata, arrihet marrëveshje historike për mbrojtjen e oqeaneve

Nju-Jork, 5 mars 2023 (MIA) - Pas 10 vitesh negociata, pas debatit 38-orësh në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, u arrit marrëveshje historike për mbrojtjen e oqeaneve botërore. 

Raporti i Bi-Bi-Si kujton se negociatat e OKB-së zgjatën shumë për shkak të mosmarrëveshjeve për financimin e këtij projekti, por edhe për shkak të mosmarrëveshjeve rreth çështjes së të drejtave të peshkimit.

Marrëveshja e re parashikon që deri në vitin 2030, 30 për qind e zonave detare do të jenë zona të mbrojtura për të rinovuar jetën e gjatë në detet dhe oqeanet e botës.

Në zonat detare të sapombrojtura, të cilat janë specifikuar në marrëveshje, do të rregullohet se si mund të kryhet peshkimi, ku do të kalojnë korsitë e transportit detar dhe si mund të kryhen aktivitete kërkimore, si minierat e thella të mineraleve nga shtrati i detit në thellësi prej 200 metrash e më shumë.

Grupet ekologjike janë të shqetësuara se minierat mund të prishin të gjithë jetën detare dhe të krijojnë ndotje akustike dhe substanca toksike për jetën detare.

 

QËNDRONI TË LIDHUR