• e shtunë, 21 dhjetor 2024

KB paralajmëron se 19 milionë njerëz në Sudan mund të jenë në rrezik nga uria dhe kequshqyerja në muajt e ardhshëm

KB paralajmëron se 19 milionë njerëz në Sudan mund të jenë në rrezik nga uria dhe kequshqyerja në muajt e ardhshëm

Nju-Jork, 5 maj 2023 (MIA) - Konflikti në Sudan mund të shkaktojë uri dhe kequshqyerje për 19 milionë njerëz në muajt e ardhshëm, tha Farhan Hak, zëvendës zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, duke cituar të dhëna nga Programi Botëror i Ushqimit.

"Programi Botëror i Ushqimit parashikon që numri i njerëzve që vuajnë nga pasiguria akute ushqimore në Sudan do të rritet për dy milionë në 2.5 milionë njerëz," tha Hak.

Kështu, sipas Hak, "në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm, numri i përgjithshëm i njerëzve për të cilët ekziston një rrezik i tillë do të arrijë në 19 milionë, nëse konflikti në vendin afrikan nuk përfundon".

Ministri i Jashtëm saudit Princi Fajsal bin Farhan dhe homologu i tij amerikan Entoni Blinken diskutuan një iniciativë të përbashkët për të pritur negociatat midis palëve ndërluftuese në konfliktin sudanez në Xheda, Arabia Saudite, kumtoi Ministria e Jashtme saudite. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR