KB: Për një numër të madh palestinezësh, evakuimi nga qyteti i Gazës është i pamundur
- Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stefan Dizharik, mbrëmë deklaroi se edhe pse Izraeli ka dhënë urdhër për evakuim që përfshin gjithë qytetin e Gazës, ku rreth një milion palestinez janë strehuar, një numë i madh i tyre që janë ende aty besojnë se lëshimi i qytetit është "thjeshtë i pamundur".
Nju Jork, 10 shtator 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stefan Dizharik, mbrëmë deklaroi se edhe pse Izraeli ka dhënë urdhër për evakuim që përfshin gjithë qytetin e Gazës, ku rreth një milion palestinez janë strehuar, një numë i madh i tyre që janë ende aty besojnë se lëshimi i qytetit është "thjeshtë i pamundur".
Dizharik shpjegoi se transporti nga qyteti i Gazës mund të kushtojë më shumë se 1.000 dollarë, se rruga bregdetare është pothuajse e pakalueshme dhe se vendet për zhvendosje në pjesën jugore të Rripit të Gazës janë tashmë të mbushura, raportoi 'Tajms of Izrael".
"Shumica e njerëzve tashmë janë zhvendosur pafund herë. Ata janë të lodhur, nuk kanë para dhe janë të uritur", theksoi Dizharik.
"Sipas tij, rreth 9,400 persona kanë arritur të largohen nga pjesa veriore e Rripit të Gazës dhe të zhvendosen në pjesën jugore, duke e çuar numrin e të zhvendosurve në gati 62.000 që nga mesi i gushtit.
Pavarësisht urdhërit për evakuim të qytetit Gazë, një numër i madh i palestinezëve do të mbeten në pjesën veriore të Rripit të Gazës, vlerësojnë Kombet e Bashkuara."
Pavarësisht urdhrit për evakuimin e qytetit të Gazës, një numër i madh palestinezësh do të mbeten në pjesën veriore të Rripit të Gazës, vlerësojnë Kombet e Bashkuara. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s