• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: Numri i personave me dhunë të shpërngulur deri nga fundi i vitit do të tejkalojë 130 milionë

KB: Numri i personave me dhunë të shpërngulur deri nga fundi i vitit do të tejkalojë 130 milionë

Nju-Jork, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Komisariati i lartë për refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara (UNHCR) kumtoi se deri nga fundi i vitit 2024 pritet që numri i personave të shpërngulur me dhunë ose personave pa shtetësi të tejkalojë 130 milionë.

"Më shumë se 130 milionë njerëz pritet të shpërngulen me dhunë ose të mbeten pa shtetësi deri nga fundi i vitit 2024. UNHCR është e përkushtuar për mbrojtjen e këtyre njerëzve", thuhet në publikimin e tyre në rrjetin X.

UNHCR kërkoi nga partnerët e tyre përkrahje urgjente financiare.

Në raportin e vet të publikuar më 25 tetor, UNHCR njoftoi se numri i vlerësuar i personave me dhunë të shpërngulur për shkak të luftërave aktuale, dhunës dhe shkeljes së të drejtave të njeriut nëpër botë është rritur për katër milionë mes qershorit dhe shtatorit të këtij viti, duke tejkaluar 114 milionë. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR