• e shtunë, 06 dhjetor 2025

KB: Numri i fëmijëve nga kequshqyerja në Gazë nga muaji mars është trefishuar

KB: Numri i fëmijëve nga kequshqyerja në Gazë nga muaji mars është trefishuar

Nju Jork, 21 gusht 2025 (MIA) – Numri i fëmijëve nga kequshqyerja në Rripin e Gazës nga muaji mars i këtij viti është trefishuar, tregojnë të dhënat e KB-së të publikuara dje.

Filip Lazarini, shef i Agjencisë së KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë- UNRVA, dje në Iks shkroi se "vetëm në Qytetin e Gazës, pothuajse një e treta e fëmijëve janë të kequshqyer".

"Kjo nuk është një fatkeqësi natyrore. Kjo është uri e shkaktuar nga njeriu që mund të parandalohet", tha Lazarini.

Shifrat e UNRVA-s bazohen në të dhëna përafërsisht 100.000 fëmijë nën moshën pesë vjeçe. UNRVA-s dhe agjencive të tjera për ndihmë tashmë gjashtë muaj nuk ju lejohet të dërgojnë ndihmë në Gazë.

Agjencia bëri të ditur se depot e saj në Egjipt dhe Jordani përmbajnë ushqim të mjaftueshëm për 6.000 kamionë me furnizime madje që zgjasin tre muaj.

Presioni ndërkombëtar mbi Izraelin është intensifikuar për shkak të situatës së rëndë humanitare në Rripin e Gazës. Izraeli ka bllokuar dërgimin e ndihmave dhe ka akuzuar Hamasin për devijimin e furnizimeve.

Izraeli më parë ka akuzuar anëtarë të UNRVA-s për pjesëmarrje në sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Fondacioni humanitar kontrovers i Gazës (GHF) i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA, nga fundi i muajit maj ka filluar shpërndarjen e ndihmave në vend të UNRVA-s ku gjatë shpërndarjes së ndihmës ka pasur shumë viktima mes palestinezëve.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR