• e hënë, 23 dhjetor 2024

KB: Një vit vuajtje të paimagjinueshme nga sulmi i 7 tetorit

KB: Një vit vuajtje të paimagjinueshme nga sulmi i 7 tetorit

Gjenevë, 7 tetor 2024 (MIA) - Viti i kaluar në Lindjen e Mesme ishte një vit i vuajtjeve të paimagjinueshme, kumtoi sot KB.

Sot shënohet një vit nga sulmi i grupit palestinez Hamas dhe grupeve tjera të armatosura palestineze në të cilin u vranë më shumë se 1.200 njerëz në Izraelin jugor, ndërsa rreth 250 u morën si pengje në Rripin e Gazës.

Izraeli ktheu me sulme masive ku humbën jetën më shumë se 41.800 njerëz, kumtoi Ministria e Shëndetësisë e Palestinës. Hamasi nuk bën dallim ndërmjet rasteve të vdekjes së militantëve dhe civilëve. Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

"Asnjë statistikë apo fjalë nuk mund të përcjellë plotësisht shkallën e shkatërrimit fizik, mendor dhe social që ka ndodhur", tha Xhojs Msuja, ushtruese e detyrës shefe e Zyrës së KB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Msuja u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të "përdorin ndikimin e tyre" për të siguruar respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të drejtave të njeriut.

"Ata gjithashtu duhet të punojnë për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Një armëpushim i menjëhershëm dhe një paqe e qëndrueshme janë shumë të vonuara", shtoi ai.

Pothuajse e gjithë popullsia e Gazës është zhvendosur dhe civilët përballen me mungesa ekstreme të gjithçkaje, me akses të kufizuar ose aspak në kujdesin shëndetësor, ushqim, energji elektrike ose ndihmë humanitare, kumtoi OCHA.

Më shumë se 300 punonjës humanitarë janë vrarë në Gaza – më shumë se në çdo krizë tjetër, duke e bërë atë vendin më të rrezikshëm për punonjësit e ndihmave, shtoi agjencia.

"Punonjësit humanitar duhet të mbrohen dhe puna e tyre të lehtësohet. Autorët duhet të përgjigjen për çdo shkelje serioze të së drejtës humanitare ndërkombëtare. Edhe sulmi në Gaza duhet të ndërpritet", theksoi OCHA. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR